Nga selia e Shenjte, Papa Françesku kujtoi fillimin e Koncilit të Dytë të Vatikanit 60 vjet më parë. Ai theksoi se “nuk duhet të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që kërcënoi botën pikërisht në atë kohë”.
“Pse nuk mësojmë nga historia”? pyeti Papa, duke theksuar se “edhe në atë moment kishte konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga e paqes”.
Tё mësojmё nga historia e të zgjedhim udhën e paqes. Kёtё këshilloi të bëhet Papa Françesku, gjatë lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, duke iu referuar asaj që ndodhi gjashtëdhjetë vjet më parë, gjatë Koncilit të Dytë të Vatikanit, kur kriza e raketave kubane arriti kulmin e saj, ndёrmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik:
“Nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që kërcënonte botën pikërisht në atë kohë. Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe në atë moment pati konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga paqësore. Në Bibël shkruan: “Kështu thotë Zoti: “”Kështu thotë Zoti: “Qëndroni në udhë dhe shikoni, pyetni pёr shtigjet e vjetra, cila udhë është e mirë, asaj ecni e kështu paqe do të gjeni për jetën tuaj” (
/Argumentum.al