Qeveria po përgatit të mbështesë përmes një fondi garancie sovrane kompanigftë e mëdha që kanë vështirësi për të paguar pagat e punonjësve. Për këtë qëllim është venë në dispozicion një fond në vlerë 100 milionë dollarë, që me gjasa do të dyfishohet gjatë muajit prill, ku bizneset e mëdha mund të aplikojnë për kredi pranë bankave me garanci shtetërore e me kushte favorizuese me qëllim që të paguhen pagat e punonjësve.
Në diskutime të ndryshme ka pikëpyetje se sa vullnet do të kenë kompanitë e mëdha që të ndjekin këtë skemë të propozuar. Përballë këtyre diskutimeve, zëvëndëskryeminstri Erion Braçe ka bërë një reagim publik ku paralajmëron kompanitë që të mos shkurtojnë punonjësit por “të shkurtojnë luksin”. Në postimin e bërë në profilin e tij në Facebook, zëvëndëskryeministri Braçe merr shkas nga një diskutim për punëtorët e bizneseve të mëdha ku shfaqej kjo problematikë.
Ndaj, Braçe kujton se puna në Shqipëri mbrohet me ligj, nga Gjykata, dhe cilido që jep si zgjidhje shkurtimin e punëtorëve në biznesin e madh për të kaluar më pas me trajtimin me pagesë papunësie, duhet të lexojë Kodin e Punës.
“ Largimi nga puna se “pronari s’ka lekë”, nuk është një llaf muhabeti, por procedurë ligjore dhe PAGA, PAGA E SHPERBLIME EDHE KUR LARGON NGA PUNA. KODI I PUNES ESHTE I TILLE:
- Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë. Pra,Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat.
- Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:
- Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.
- Të më PAGUAJE për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):
– 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;
– 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);
– 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);
– 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);
– 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.
- Të më japë SHPERBLIM VJETERSIE sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)
Unë përfitoj PAGESAT për:
– 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit
– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit
– 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet
– 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet
– 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet
– 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu
Nëse pronari nuk më njofton, UNE KAM TE DREJTE TA PADIS ATE NE GJYKATE!
Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3).
- Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari NUK MUND të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nëse më largon nga puna, unë kam të drejtë ta PADIS NE GJYKATE!” shkruan në postimin e tij kryeministri.