Diskutimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është mbyllur ende.
Ditën e enjte më 24 tetor, Parlamenti Evropian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, ky ka qenë vendimi që kanë marrë ditën e sotme deputetet në seancën e Parlamentit Europian, raporton ANSA.
“Diskutimi për deklaratat e Këshillit Evropian për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë do të përfundojë me një rezolutë që do të votohet të enjten”, saktësoi kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli.