Ministrja Olta Xhaçka, në një reagim në Twitter shprehet se dialogu strategjik SHBA-Shqipëri rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Xhaçka ka renditur edhe disa nga temat për të cilat u diskutua, duke shprehur se fokusi ishte gjithashtu edhe tek mbrojtja e demokracisë.
Statusi:
Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA 🇺🇲- Shqipëri 🇦🇱 që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.
✅ Mbështetje për Ukrainën 🇺🇦;
✅ Mbrojtja e demokracisë;
✅ Thellim i partneritetit tonë për çeshtjet e sigurisë;
✅Bashkëpunim për sigurinë kibernetike;
✅Forcimi i lidhjeve transatlantike;
✅Përparim në rrugën e Integrimit Evropian 🇪🇺 për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor;
✅ Ndryshimet klimatike
Së bashku më të fortë!