Diplomati italian Vincenzo Del Monaco do të jetë kreu i ri i OSBE në Tiranë. Lajmi për emërimin e tij është dhënë nga Zyra e Prezencës së OSBE në Itali.
Vincenzo Del Monaco është një diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme Italiane që ka mbajtur detyra të rëndësishme që pas vitit 1997.
Në vitin 2001 ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Parë Ekonomik dhe Tregtar në Kinë. Në vitin 2005 ka shërbyer si Përfaqësuesi i Italisë në BE. Në vitin 2009 ka mbajtur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Itali.
Gjatë vitit 2013 emërohet Ambasador në Mal të Zi. Ndërsa që prej vitit 2018 ka mbajtur detyrën e Ambasadorit të Italisë në Armeni.
Vincenzo Del Monaco vjen në krye të OSBE pas përfundimit të mandatit të Bernd Borshard. Ky i fundit do të mbahet mend për gjestet fyese që bëri ndaj protestuesve të Astir dhe për mos reagimin institucional gjatë zgjedhjeve moniste të 30 qershorit 2019, si dhe për heshtjen e Prezencës së OSBE në shumë akte jo të ligjshme të qeverisë “Rama”.