Serbia i dhuron 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, Malit të Zi, i cili është dhe vendi i fudnit ne rajon qe fillon vaksinimin.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi e cila konfirmoi se këtë të mërkurë në vend do të mbërrijnë nga Serbia 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se Mali i Zi pret furnizim edhe me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë, por priten dërgesa edhe te vaksinës kineze dhe ato të Pfizer.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur për mediat se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, mbi detajet e procesit të pranimit të vaksinave.
Mali i Zi, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.