Sot pasdite në orën 19.00, opozita ka thirrur protestën e 6-të Kombëtare në Bulevard, me kërkesën e saj për largimin e Edi Ramës si kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta përgatisë vendin për zgjedhje të lira e të ndershme, siç thotë Lulzim Basha. Opozita po hyn kështu në muajin e katërt të protestave. Po çfarë ka ndryshuar nga 16 shkurti, e deri sot.
Mbase nuk është koha për të bërë një bilanc pasi protesta është në vijim dhe askush nuk ka thënë se kur do jetë e fundit.
Deri tani, janë 6 protesta kombëtare dhe shumë të tjera lokale.
Në këto muaj shumë gjëra e raporte kanë ndryshuar, por palët janë ende në skaje, nuk ka hapa konkrete drejt konsensusit për të mundësuar ngritjen e qeverisë tranzitore.
Por ti hedhim një sytë të shpejtë datave të protestave, vëmë re se ato janë intensifikuar gjatë muajit Maj. Ndryshe nga çfarë u tha në fillim se njerëzit do të lodhen, duket se opozita ka arritur ti ruajë radhët.
Në Maj janë zhvilluar 3 prej protestave të mëdha. Sot është e radhës para Kryeministrisë.
16 shkurt protesta e parë kombëtare
16 Mars protesta e dytë kombëtare
13 Prill, protesta e tretë kombëtare
11 Maj, protesta e katërt kombëtare
13 Maj protesta e pestë kombëtare
25 Maj protesta e gjashtë kombëtare
Përpos tyre janë zhvilluar gjatë kësaj kohe (16 Shkurt-25 Maj) dhe 4 protesta lokale para parlamentit dhe dy të tjera me bllokimin e rrugëve kombëtare.