Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se po dërgojnë më shumë trupa dhe pajisje ushtarake në Arabinë Saudite, pas një sulmi të muajin e kaluar mbi objektet e naftës. Për këto sulme zyrtarët amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar Iranin.
Raportet cituan zyrtarë të Pentagonit të thoshin se dërgesa do të përfshinte një vendosje të madhe të trupave dhe dy sistemeve të mbrojtjes ajrore.
“Marrë së bashku me vendosjet tjera, kjo përbën një shtesë prej 3.000 forcash që janë autorizuar brenda muajit të fundit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman përmes një deklarate.