Nga sot, të gjithë shqiptarët mund të lëvizin lirshëm dhe pa viza drejt Arabisë Saudite.
Ky është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, e cila u kryesua nga kryeministri Edi Rama, njëherësh në cilësinë e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, përmes një vendim të mëparshëm qeveria caktoi nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 tetor 2019, që shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrej dhe Kina të eksplorojnë lehtësisht bukuritë e Shqipërisë si strategji për promovimin e saj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në këtë vend, ku u takua me autoritetet më të larta dhe nënshkroi disa marrëveshje mes dy vendeve tona.