“Sikurse një njeriu kur ia heq zemrën, ai nuk është më një njeri i gjallë”.
Kështu citohet të ketë thënë Patriarku serb, Irinej, gjatë një vizite në Moskë, mbi faktin e pavarësimit të Kosovës nga Serbia.
Ai theksoi se qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe është të respektojë plotësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244, për të siguruar liri dhe autonomi të plotë për popullin shqiptar, por që territori i Kosovës të mbetet brenda Serbisë.
“Ky është qëndrimi i Kishës sonë dhe ky qëndrim u formulua nga Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe”, ka thënë më tej Patriarku Irinej.
Ndërsa më parë ai është shprehur se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga lufta për të ruajtur “atë pjesë të territorit të saj”.