Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot me nje urim per ditelindjen e SHBA-se. Ne nje postim ne faqen e tij ne “Facebook”, ai uron SHBA qe i cileson miqte dhe aleatet me te medhenj te Shqiperise dhe shqiptareve.
Postimi i Rames
“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të gjithëve”, shkruan Rama.
Ndersa Presidenti, Ilir Meta, ka uruar SHBA për pavarësinë përmes një postimi në facebook.
4 korriku, thotë Meta, është një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontriubon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.
Shqiptarët e Amerikës, vijon Meta, sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë ndaj bëjnë thirrje për reflekim dhe përgjegjshmëri.