Kryeministri Edi Rama, reagoi sot për djegien e karrigeve të Kuvendit nga deputetë të opozitës në shenjë proteste për arrestimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji.
Gjatë një takimi në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste me grupin e dytë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, Rama tregoi foto të situatës së krijuar jashtë dyerve të Parlamentit me zjarrin që iu vu karrigeve, teksa theksoi se kjo sjellje ishte revoltë e opozitës ndaj vendimit të Gjykatës.
“Është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige, përfaqësuar ata që i çojnë atje. Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate”, tha Rama.
Ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvend për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh, sepse dua të them pak fjalë për politikën. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por edhe katastrofa të mëdha, refuzimi i politikës apriori, si diçka e keqe, e pistë me të cilën më e mira është të mos ngatërrohesh, është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti çfarë poltika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh se sa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me të, por në rast se i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin të merret me ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë lidhet me politikën dhe vendimet e saj. Por edhe brenda shtëpisë shumëçka lidhet me politiken dhe vendimet e saj.
Be e ka krijuar politika, politika ka krijuar gjithë ato gjëra që sot konsiderohen arritjet e njerëzimit si liritë, të drejtat e njeriut, të institucioneve që mbështesin veprimtarinë shoqërore. Pa politikë s’ka shtet, pa shtet është xhungël
Siç ka fuqinë të ndërtojë, ka fuqinë edhe të shkatërrojë. Siç ka fuqinë të shërojë përmes proceseve dhe vullneti, politika ka fuqinë djallëzore të plagosë, dërrmojë sakatojë.
“Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para”, tha Rama.
/Argumentum.al