Kandidates për Presidente në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkohet nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE që të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave.
Grupi i dytë më i madh në PE i ka dërguar një letër Ursula von der Leyen, ku u tregojnë agjendën me prioritetet e tyre. Mes prioriteteve janë edhe dy vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan European western Balkans.
Nëse Ursula Von der Leyen bie dakord me prioritetet e S&D, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.
Gjermania Ursula von der Leyen që të emërohet në detyrën e rëndësishme të Bashkimit Evropian, duhet të marrë mbështetjen e eurodeputetëve në Parlamentin Evropian.