Presidenti Stevo Pendarovski ka dalë me qëndrim se hapja e klubit “Vanço Mihajlov” në Manastir ku thekson se edhe pse hapja e qendrave kulturore kudo në botën demokratike është hap drejt afrimit të popujve dhe kulturave të tyre, emërtimi i institucioneve në sferën e kulturës sipas një bashkëpunëtori të dëshmuar të regjimit fashist nga Lufta e Dytë Botërore, nuk i shërben asaj kauze fisnike.
“Duke mos e kontestuar qëllimin e mirë të kryeministrit Petkov, dje në Manastir në përbërje të delegacionit bullgar kanë qenë edhe përfaqësues të ish pushtetit në Sofje të cilët kanë qenë kundërshtarët më të zëshëm të rrugës së vendit drejt Evropës. Me praninë e tyre dhe deklaratat u minimizuan porositë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që u dërguan nga kryeministri bullgar”, thekson Pendarovski.
Në qëndrimin e tij ai thekson se “në vitin 2017, ideja të formohet Komision i përbërë nga historianë ka qenë që të gjendet kompromis për ngjarjet dhe personalitetet historike që duhet të festohen bashkërisht edhe nga populli maqedonas dhe ai bullgarë”.
“Fatkeqësisht dje në Manastir pati përpjekje që një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të paraqitet si urë afrimi mes dy vendeve. Jam i sigurt se as populli maqedonas dhe as ai bullgar nuk mendojnë se personazhi dhe (jo)vepra e Vanço Mihajlovit mund të kontribuojnë në atë drejtim”, thekson presidenti Stevo Pendarovski në qëndrimin e tij me rastin e hapjes së klubit të Shoqatës bullgare në Manastir “Vanço Mihajlov”, ku morën pjesë kryeministri bullgar Kiril Petkov, ministrja e jashtme Teodora Gençovska dhe nënpresidentja bullgare Iliana Jotova.