Këndvështrim/
Kryeministri Edi Rama sot deklaroi në Parlament se është i angazhuar për rritjen e pensioneve në “gjysmën e dytë” të mandatit të tij qeverisës, por shpejtoi tu thoje ‘gjyshërve e gjysheve’, siç iu drejtua, se ai nuk po bënte asnjë premtim!
Kështu ka filluar në fillim të viteve 90 historia e trishtuar e trajtimit të moshës së tretë në Shqipëri nga Sali Berisha, pasuar nga Fatos Nano e tani pas 8 viteve sundim në Shqipëri nga Edi Rama.
Pavarësisht nivelit të pensioneve ‘gjyshet e gjyshat’ janë më të rregulltit para kutisë së votimit e as nuk revoltohen që i gënjejnë edhe kur këmbanat e fundit u tingëllojnë.
Si më parë shpresojnë e presin për rritjen që edhe sikur të ngjase shumica do të jene ‘rehatu ‘. E prap se prap ua bëjnë hallall lidereve ‘pamundësinë’ që të trajtohen si çdo shtrese e popullsisë në vendet evropiane.
E ndërkohë BE-së e aleatit strategjik, SHBA, as iu dalin në ekran pensionistet, e cuditëm se në vendet e tyre tunden themelet e pushteteve nga trajtimi i moshës së tretë.
E më e bukura është se tërë kjo përfaqësi me organizata ndërkombëtare ‘humanitare’ me lloj -lloj etiketimesh ka patur veç lavde për çdo qeveri lidhur me administrimin e mirë të sistemit të pensioneve në Shqipëri. E kur i pyet direkt ngrejnë supet…!!!
Nejse, rendësi ka se kryeministri po pret ditën më të ‘bukur të jetës’ së tij… rritjen e pensioneve.
Pensionistët e durueshëm, të shtruar, të bindur e militante, e inkurarojnë kryeministrin të pres e të sundojë këtë mandat, tjetrin e tjetrin deri sa të dal me qef në pension, por me të ardhura që t’mos i qajnë fëmijet e syri!