Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025.
Kështu ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani e cila ka publikuar edhe dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka publikuar dekretin me mbishkrimin “Urime”.
Në këtë dekret udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me këtë dekret.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar para disa ditësh liderët e disa subjekteve politike, ku ka diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021.
/RTK-Argumentum.al