“Gjithçka filloi nga vet Bideni, i cili skicoi marrëdhëniet e reja mes Washingtonit dhe Kosovës – dhe u zotua të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun Beograd-Prishtinë”
Kosova do të zgjedhë udhëheqjen e saj të lartë në muajt e ardhshëm. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pasojnë së pari, dhe pastaj zgjedhjet presidenciale në pranverë. Duke gjykuar nga Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ai tashmë ka zgjedhur – udhëheqësi i ri në Prishtinë mund të jetë një politikan i njohur dhe publicist i shquar Veton Surroi.– shkruan gazeta “Blic”
Dhe nëse kjo realizohet dhe duhet të arrihet, sepse sipas “Blic”, çfarëdo që thotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, – Kosova e bën, atëherë Veton Surroi do të jetë një “gazetar” përmes së cilës Prishtina më në fund do të pastroj dhe lërë pas qeverinë dhjetëvjeçare përmes “koalicionit të UÇK-së“.
Por nga lindi idea për Surroin, njeriu që refuzoi dekoratën nga Hashim Thaçi tre vjet më parë? “Fajtori” është dokumenti “Vizioni për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën“, i cili u publikua dy muaj më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjithçka filloi nga pena e Biden, përmes së cilës ai skicoi se si ai i sheh marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Kosovës dhe u zotua të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për të këmbëngulur që drejtësia për krimet e luftës të administrohet pa frikë, dhe se ai do të kërkonte përgjegjësi të plotë dhe të shpejtë për të zhdukurit.
Por në mes rreshtash, një fjali tërheq vëmendjen. Në fillim të rradhës, u gjet emri i Veton Surroit. Veton Surroi, një ish politikan dhe negociator i Kosovës për pavarësinë e Kosovës, tha për z. Biden: “Ai ishte një djalë në Uashington që duhet ta kishim ftuar, madje edhe në fillim të viteve 1990”.
Megjithatë, nuk ka gjasa që emri i këtij publicisti të njohur kosovar të jetë gjetur aksidentalisht në vizionin e Biden. I njohur si një njeri që nuk i lë asgjë rastësisë, këto rreshta mund të nënkuptojnë se Shtetet e Bashkuara do të luajnë në emër të Veton Surroi dhe do t’i ofrojnë atij rastin që ai do të ndihmojë në përmbushjen e planit për Kosovën. Mes tjerash, Biden i tha grupit të tij aktual që të jeni të disponushëm dhe që të bashkoheni më shumë rreth Surroit”, citon “Blic” në analizën e tij.
© Argumentum