Një nga projektet më të rëndësishëm në Shqipëri “Trans Adriatic Pipeline”, mund të cilësohet thuajse i përfunduar. TAP do të transportojë gaz natyral nga kufiri Greqi-Turqi deri në jug të Italisë.
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas përfundimit të projektit të TAP në vendin tonë.
Duke shpërndarë një artikull të websajtit të Gazsjellësit Trans Adriatik, ku thuhet se ka përfunduar pas katër e gjysmë vitesh ky projekt, diplomatja amerikane shkruan se ky është një hap strategjikisht i rëndësishëm për vendin.
Aktualisht, TAP po përgatitet për të nisur operacionet për shitje dhe ë ofrimit të kapaciteteve në tregje. TAP do të bashkohet me Snam Rete Gaz në Puglia të Italisë, proces që pritet të përfundojë në mesin e nëntorit.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>This is strategically important. TAP will carry natural gas from Caspian Sea to Europe via Greece & Albania, making Albania an integral part of diversified regional energy architecture. Energy diversification = choice = security = independence <a href=”https://t.co/PTysZ6imFw”>https://t.co/PTysZ6imFw</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1316393639292080128?ref_src=twsrc%5Etfw”>October 14, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
TAP do të transportojë gaz natyral nga gjigandi Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Linja e transmetimit është 878 km e gjatë. Ajo lidhet me Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin Turqi-Greqi, kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, parë se të përfundojë në Jug të Italisë.