Ka përfunduar takimi informal i mbajtur në Tiranë nga kryeministri Rama dhe ku ishin të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi informal me liderët e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur ditën e sotme në Tiranë
Përmes një reagimi në Facebook, Rama shkruan se takimi informal është zhvilluar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
📍Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi🇪🇺Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović🇲🇪 Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski🇲🇰 dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić
Kujtojme se liderët e rajonit me përjashtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve nga Bosnja, patën një drekë informale në “Vilën 30” në kryeqytet.
Opozita e Kosovës dënon mungesen e Albin Kurtit në këtë takim informal
Opozita në Kosovë dënoi ashpër bojkotimin që Kosova i bëri takimit joformal BE-Ballkani perwndimor qw u zhvillua në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e konsideroi fëmijërore refuzimin e Kurtit për të pranuar ftesën e Ramës, duke shtuar se për vetë rëndësinë e takimit, kreu i qeverisë së Kosovës duhej të ndodhej sot në Tiranë.
Çitaku shkruan se Kurti nuk ishte i ftuar në dasmë, por në një takim me liderët e rajonit dhe refuzimi është thjesht një kapriço personale e Kryeministrit të Kosovës.
“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”, shkroi Çitaku në facebook.
Mospjesëmarrjen në takimin e Tiranws nga ana e Albin Kurtit e dënoi dhe kreu i AKR Behgjet Pacolli.
“Mos pjesmarrja e Kosovës në takimin pergatitor të Samitit të Berlinit, pa mar parasysh faji i kujt është, që tani Kryesohet nga Shqiperia është lajmi më i keq që mundet me i ndodh Kosoves. Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty jane bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pas parasysh se Serbia gjithmonë ka qene refuzuese ndaj pjesmarrjes se Kosoves.
Mos pjesmarrja e Kosoves e gezon shume Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverise dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, shkroi Pacolli në facebook.
Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti në një takimin BE-Ballkan në Tiranë, tregon “logjikën e mbrapshtë, inatçore dhe autoritare” të një njeriu që udhëheq Kosovën.
Sipas tij, është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat.
Tahiri ka kërkuar nga Qeveria që të marrë pjesë në takime ku flitet për të mirën e vendit. Ndërsa shtoi se mospjesëmarrja e kryeministrit Kurti në takim e sotëm që mbahet në Shqipëri, është duke e dëmtuar më shumë Kosovën.
Mes tjerash, ai sërish ka akuzuar Qeverinë për masat e marra ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.
/Argumentum.al