Një incident i rëndë ka ndodhur në fillim të protestës së organizuar nga opozita shqiptare.
Një qytetar ka sulmuar Berishën duke e qelluar me grusht në fytyre dhe gjakosur atë teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.
Situata në protestë u tensionua, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin. Ndersa me vone eshte arrestuar nga policia e shtetit.
Megjithate menjeherë pas incidentit të rënde, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën teksa u ngjit në podiumin para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Berisha reagoi me ashpërsi pasi u godit nga një qytetar teksa marshonte drejt bulevardit, duke thënë “Poshtë Edi Rama”.
“Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popullit protestues”, u shpreh Berisha.
/Argumentum.al