Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit. Një ditë pas publikimeve të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Maliqi në një status në Facebook thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Lefter Maliqi: Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtoret, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Çdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Maliqi kërkon që qytetarët të marrin vetë në dorë fatet, duke bërë thirrje për protesta.L E ardhmja e vendit është ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi për votë të lire, për të ardhmen e sigurt.