Pas denoncimeve të shumta në media për perimet me hormone, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit me një kërkesë për vlerësimin ligjor të rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.
‘Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”, thueht në reagim.
Më tej shkruhet se Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur besueshmërinë e publikut.