Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada deklaron se me këtë vendim të Bashës, PD tregoi se në momente kritike ka kurajon të ndahet nga e shkuara.
SHBA zotohet se tani do të punojë më ngushtë se kurrë me Lulzim Bashën për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Postimi i Ambasadës:
“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.”
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2F10158478580760838&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”467″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>