Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në lidhje me tensionet e përjetuara me Italinë tha se “Italianët janë një popull i madh dhe miqtë tanë. Ata meritojnë liderë që janë të denjë për historinë e tyre”.
Në një deklaratë për gazetarët gjatë një vizite zyrtare në Egjipt, Macron u është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit të Italisë Luigi Di Maio dhe ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.
“Italianët janë një popull i madh dhe miqtë tanë. Ata meritojnë liderë që janë të denjë për historinë e tyre”, tha Macron duke shtuar se fjalët e Di Maio dhe Salvinit nuk kanë asnjë kuptim.
“Atyre (Di Maio dhe Salvini) nuk u jap përgjigjen që duan. Nuk do ta bëj këtë. Ju uroj fat të mbarë, agjitacion të mirë dhe udhëtim të këndshëm, unë marr në konsideratë kryeministrin Giuseppe Conte”, tha Macron.
Deklaratat e bëra javët e fundit nga politikanët italianë dhe francezë kanë shkaktuar tencione mes dy vendeve.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka deklaruar se “Franca vendin e saj në Këshilin e Sigurimit të OKB-së duhet t‘ia japë BE-së. Mund të bisedojmë dhe ta bëjmë këtë në kuptimin e Evropës nëse Franca dëshiron që vendin saj në KS-OKB ta vendosë në dizpozicion”.
Ndërsa edhe zv.kryeministri italian Di Maio ka theksuar “Nëse sot disa njerëz (emigrantë) largohen nga Afrika shkaku kryesor është Franca dhe disa vende evropiane që shfrytëzojnë vazhdimisht dhjetëra vende të Afrikës”. Pas kësaj ambasadorja e Italisë në Paris Teresa Castaldo u thirr në Ministrinë e Jashtme franceze.
Po ashtu dhe ministri i Brendshëm, Salvini duke dhënë mbështetje për “jelekët e verdhë” reagoi ashpër ndaj qeverisë franceze.
Gjithashtu edhe ministrja e Francës për Bashkimin Evropian (BE), Nathalie Loiseau në lidhje me deklaratat e Di Maio dhe Salvini tha: “Deklarata të pakuptimta. Nuk dëshirojmë të garojmë se ‘kush është më i marrë‘. Kemi shumë punë për të bërë me Italinë dhe dëshirojmë të vazhdojmë t’i bëjmë këto”.