Komisioni i Venecias ka publikuar draft raportin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në konkluzionet e raportit thuhet se, nevojitet dialog konstruktiv ndër institucional dhe bashkëpunim për të kaluar ngërçin e krijuar me emërimet e reja dhe përplasjen Kuvend-President.
“Kriza konstitucionale në Shqipëria nuk është shkaktuar nga një akt i vetëm specifik, por si pasojë e bashkëveprimit të disa faktorëve. Procesi i nevojshëm i vetingut ka pasur më shumë efekte se sa ishte parashikuar. Një ndër pasojat është nxjerrja jashtë funksioni e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese”, thuhet në draft raport.
“Ka pengesë thelbësore midis Parlamentit dhe Presidentit që duken të vështirë për t’u tejkaluar. Nga një anë janë procedurat për shkarkim që vijojnë dhe nga ana tjetër janë akuzat për veprime kriminale”, thotë më tej Venecia.
Vetingu
“Për i përket Vetingut, teksa procedurat mbeten prioritet dhe duhet të çohen deri në fund, duhet ë vlerësohet nëse rregullat e aplikuara janë adekuate dhe lejojnë për një përfundim të shpejtë të procesit të vetingut, veçanërisht në rastin që ventingu i gjyqtarëve ka çuar në gjykata jo funksionale”, shprehet në konkluzionin e tyre Komisioni i Venecias.
Gjykata Kushtetuese
Në parim, rregulli i sekuencës vlen vetëm në momentin kur kreu i Gjykatës kushtetuese alokon vendet vakante në hapjen e secilit raund për emërimet e reja. Pasi vakancat janë alokuar në trupat respektive të emërimeve, sekuenca nuk aktivizohet deri në raundin tjetër, pra deri në vitin kur skadojnë tre mandatet e tjera.
Mandati i anëtarëve të Gjykatës kushtetuese duhet të jetë i plotë, me 9 vjet, edhe nëse zgjidhen me vonesë apo nëse kanë marrë një mandat që ka përfunduar më herët.
Betimi
Nëse gjykohet e nevojshme për tu shmangur një ngërç në raste e qarta të abuzimit, dispozitat e miratuara së fundmi por që nuk janë ende në zbatim, duhet të zëvendësohen nga një dispozitë e formuluar më qartë. Komisioni i Venecia është i opinionit se modeli kushtetues i adoptuar në vitin 2016, është shumë kompleks dhe në terma afatgjatë do të rekomandonte thjeshtimin e tij. Në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës.
h.e/ Argumentum