Një pritje shumë e rëndësishme e Bashkimit Evropian është që Turqia të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, theksoi të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.
“Greqia është një vend anëtar i BE-së dhe BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë formuluar shumë qartë një sërë konkluzionesh të Këshillit Evropian, pritshmëritë e saj që Turqia të de-përshkallëzohet, të angazhohet në de-përshkallëzimin konstruktiv në mënyrë që të avancojnë bashkëpunimin konstruktiv reciprokisht të dobishëm jo vetëm me Greqinë por me BE-në në tërësi”, tha Stano, duke shtuar se “ne presim që Turqia të pushojë retorikat kërcënuese dhe me hapa që nuk janë realisht të favorshëm për de-përshkallëzimin. Ky është pozicioni shumë i vendosur i BE-së dhe shteteve të saj anëtare, sepse veprimet, provokimet, retorika e fundit [po] bien në kundërshtim me de-përshkallëzimin shumë të nevojshëm.”
“Dhe ajo që është shumë e rëndësishme dhe një pritje shumë e rëndësishme e BE-së dhe vendeve anëtare të saj është që Turqia të respektojë sovranitetin e shteteve anëtare të BE-së dhe që Turqia të angazhohet në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Stano.
/Argumentum.al