Një anije tregtare me 7,500 ton grurë sapo është ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa katër anije të tjera priten në port gjatë ditës së hënë.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “38 mijë tonë mallra të ndryshme, si grurë, qymyr, ure’ dhe melaminë, pritet të përpunohen prej tyre”.
Ndërsa nga anija “Fu Quan Shan” në Terminalin Lindor do të shkarkohen 21 mijë tonë qymyr.
Po sot në Terminalin e Konteinerëve pritet të ankorohet anija “Pacific Dalian” me 365 konteinerë.
-AZHBR vijon shqyrtimin e kontratave nga thirrja e dyte e programit IPARD-Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) po vijon monitorimin e kontratave që kanë fituar në thirrjen e parë të programit IPARD si dhe me shqyrtimin e kërkesave që janë dorëzuar në thirrjen e dytë të këtij program.
AZHBR njofton se, në kushtet e masave kundër COVID-19, ekspertët e institucionit po punojnë pa u ndalur për këto procese, pas një ngadalësimi që pati në periudhën e parë të shfaqjes së virusit në vendin tonë.
Deri tani me thirrjen e parë janë lidhur kontrata investimi në vlerën e 58 milionë lekëve.
Përfitues të kontratave janë fermerë, biznese të agrobiznesit që janë aplikuar për të tre masat mbështetëse të programit IPARD –II,: ”Investime në asete fizike në ferma bujqësore”; ”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”; “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”