Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 154 raste të reja me Covid-19, ndërkohë pesë qytetarë kanë humbur jetën. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në vend po marrin trajtim 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me coronavirus, ku 13 janë në terapi intensive dhe katër të tjerë në intubim.
Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, konfirmoi se 117 qytetarë të tjerë e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.
Sipas saj, Tirana vijon të mbetet vatër e nxehtë e coronavirus, ku nga 154 raste ditore të regjistruara, 94 prej tyre janë evidentuar në kryeqytet.
Autoritetet shëndetësore që nga shfaqja e rastit të parë dhe deri sot kanë kryer 57 874 testime të dyshuara, ndërkohë mbi 8700 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë theksoi se deri tani kanë humbur jetën nga coronavirus 2590 qytetarë, kurse Tirana zë vendin e parë, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë-1994
Durrës-510
Shkodër-304
Fier-180
Lezhë-176
Korçë-191
Vlorë-142
Kukës-140
Elbasan-155
Berat-78
Gjirokastër-49
Dibër-51.