Kryeministri Edi Rama u pyet nga Durrësi nëse qeveria mund të pezullonte disa koncesione për të përballuar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën, duke lënë pas shkatërrime të mëdha ndërtesash.
Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund të anulohen dot projekte të mëdha si Rruga e Arbrit etj. Rama po ashtu iu ka bërë thirrje liderëve opozitarë që të ndihmojnë në këtë situatë.
“Për sa i përket pastaj historisë së oligarkëve, unë nuk e di se cilët nga ata që fshihen pas këtij emri të hiqen. Duhet të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë për të rindërtuar? Jo! Duhet të ndalojmë pagesat për hemodializën e atyre që shyqyr që ju ra trupi rehat aq sa mund t’u bie atyre njerëzve që kanë sëmundje të rëndë në trup, duhet të ndalojmë pagesat për instrumentet mjekësor që e kemi ulur thuajse në zero numrin e infeksioneve? Jo! Duhet të ndalojmë punimet për Rrugën e Arbrit? Asnjë mënyrë. Do t’i bëjmë të dyja dhe kjo do të shikohet ditë pas dite.
Nëse ka ide për sasi mund t’i bëjmë këto gjëra jo për propagandë, jo për t’ia hequr njërit dhe për t’ia dhënë tjetrit, atëherë janë të mirëseardhura, për ndryshe janë deklarata që mund të hidhen. Janë deklarata që nuk i shërbejnë as Lulzim Bashës dhe as forcave të tjera politike, prandaj është mirë të vijnë në tryezë.
Me presidentin jemi në konflikt të hapur, kemi një konflikt institucional ekstrem. Presidenti sot na thërret dhe ne çfarë të bënim? Të mos shkonim?! Kemi shkuar aty dhe kemi diskutuar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Realisht ajo që ka ndodhur është asgjë në raport me atë që u ka ndodhur të gjithëve. Kushdo që mund të japë një kontribut është i mirëseardhur dhe ne duhet ta përqafojmë. Kjo është ajo që e mendoj unë. Prandaj po shkove atje dhe do ma bëjë atë që ma ka bërë. Kjo nuk më intereson fare”, deklaroi Rama.