Mediat njoftojnë se kryeministri populist i Sllovakisë Robert Fico është plagosur si i qëlluar me armë zjarri, pas një mbledhjeje të qeverisë dhe është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi në qytein Handlova rreth 150 kilometra larg kryqytetit sipas njoftimit të stacionit televiziv TA3. E njëjta media njoftoi se personi i dyshuar për ngjarjen është ndaluar.
Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në njoftimin e mëtejshëm, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.
Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico ka ardhur për t’u takuar me mbështetësit.
Pamjet e postuara në X treguan skena paniku me njerëz që iknin nga zona ndërsa policia mbylli skenën.
Fico u zgjodh në tetor të vitit të kaluar si lider i partisë së majtë Smer, që do të thotë drejtim, duke qëndruar në një platformë populiste pro-ruse dhe anti-amerikane.
Ky lajm do të përditësohet së shpejti
/Argumentum.al