Qeveria polake do të transformojë stadiumin kombëtar në Varshavë në një spital të përkohshëm për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Stadiumi me një kapacitet prej 58.500 vendesh do të krijojë hapësirë për 500 pacientë dhe do të jetë i pajisur me aparaturat e oksigjeno-terapisë, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller të mërkurën,raporton euronews.
Pacientët do të shtrohen në dhomat e shumta të konferencave dhe duke nisur nga fundjava.
Polonia ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja në krahasim me periudhën fillestare të pandemisë ku kishte shumë pak të infektuar.
Stadiumi Kombëtar u ndërtua për kampionatin EURO 2012.
Të hënën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 7.482 raste të reja dhe 41 viktima.
Javën e shkuar, qeveria polake prezantoi një sërë masash shtrënguese në Varshavë, ndër to dhe mbajtja e detyrueshme e maskës në ambiente publike.
Gjimnazet dhe universitetet në zonat ku ka shumë të infektuar janë mbyllur ndërkohë që mësimi vijon online.
Disa prej masave të tjera të ndërmarra nga qeveria janë mbyllja e restoranteve pas orës 21:00, ndalimi i martesave, reduktimi i njerëzve nëpër autobusë dhe dyqane si dhe kufizimi i shërbesave fetare.