Porti i Durrësit vijon të jetë një stacion i rëndësishëm për realizimin e Gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline (TAP), projekti i të cilit ka hyrë në fazën e shtrimit të tubacioneve në det.
Thuajse të gjitha mjetet lundruese që po punojnë në këtë proces, janë
ankoruar që prej katër muajsh herë pas here në kalatat e portit më të madh të vendit.
Anije të tipit rimorkiator, dragë thelluese apo ponton kanë lundruar drejt
Durrësit apo brigjeve në jug të vendit tonë në mbështetje të këtij projekti të
rëndësishëm në pjesën nënujore që lidh brigjet e Shqipërisë me ato të Italisë
jugore.
Që nga muaji prill i vitit 2016 në kalatat e portit të Durrësit janë shkarkuar
dhjetëra makineri dhe pajisje, si dhe mbi 130 mijë tonë tubacione, të cilat u
shtruan kryesisht në territorin shqiptar ku kalonte gjurma e Gazjellësit./ata