Maqedonia është ndoshta vendi i vetëm në botë ku ekziston një Ministri në Qeveri në të cilën janë të angazhuar vetëm 3 % të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, raporton PINA.
E tillë është Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare, e cila shpenzon shuma të mëdha parash të qytetarëve për të paguar njerëzit që nuk shkojnë në punë.
Një vit e gjysmë pas themelimit, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komunitare është ende në fazën e konsolidimit hapësinor dhe të personelit. Edhe pse ka rreth 1400 njerëz të punësuar zyrtarisht në listën e pagave, prapëseprapë, sipas informacionit 44 persona aktualisht punojnë brenda Ministrisë.
Por, siç thonë ata, në të ardhmen ka tendencë që numri të arrijë rreth 150 persona, në mënyrë që të realizohen kompetencat e vendosura në një kohë dhe në mënyrë cilësore.
Disa prej 44 personave që kryejnë detyrat e tyre të përditshme tani janë vendosur në pjesën qendrore të Qeverisë, aty ku ndodhet zyra e Ministrit Artan Grubi.
Në një pjesë tjetër të ndërtesës së qeverisë, më saktësisht në kupolën e shtatë, ndodhen ambientet e punës së një grupi tjetër të punonjësve.
Të tjerë janë në ndërtesën e Ministrisë së Bujqësisë. Ata u zhvendosën gjatë periudhës së rikonstruksionit të ndërtesës së qeverisë dhe qëndrojnë atje deri më sot.
Për të parë se si funksionon kjo ministri e fundit në administratën shtetërore, gazetarët Vlatko Stojanovski dhe Kristina Ozime vizituan ndërtesën e qeverisë, ku biseduan me Sekretarin e Shtetit Rami Qerimi, si dhe disa punonjës të Ministrisë, të cilët kanë qenë pjesë e institucionit që nga fillimi i saj si Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë.
Ata pretendojnë se Ministria po funksionon mirë dhe po përpiqet të kryejë detyrat për të cilat është themeluar në mënyrë transparente.
“Siç dihet, kjo ministri është themeluar me transformimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, në mënyrë që në kuptimin dhe thelbin e saj të ketë vlerat dhe qëllimet e Marrëveshjes Kornizë. Me institucionin që tani funksionon si ministri, fuqia dhe pesha politike është më e madhe, dhe kompetencat janë zgjeruar dhe forcuar. Problemi është se tani të punësuarit janë ndarë në disa vende, dhe në Qeveri nuk ka kushte hapësinore për të funksionuar, por ne po përpiqemi ta zgjidhim atë çështje” – tha Ministria.