Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka lënë spitalin ditën e sotme, pas qëndrimit 10-ditor me COVID-19 dhe pneumoni.
I veshur me një kostum dhe duke buzëqeshur, 83-vjeçari u bëri thirrje qytetarëve ta marrin seriozisht virusin dhe t’i përmbahen rregullave të distancës dhe të lajnë shpesh duart. Ai tha se kurrë nuk kishte frikë aq shumë për jetën e tij sa nga kjo sëmundje ‘tinëzare’.
Ditën ne sotme ai u dërgoi një thirrje të veçantë nxënësve të Italisë, të cilët po kthehen në shkollë për herë të parë që prej fillimit të marsit, kur Italia u bë epiqendra e shpërthimit në Evropë.
Berlusconi ishte prej ditësh në gjendje kritike për jetën pasi ka probleme me zemrën dhe përdor një stimulues kardiak. Ai falënderoi mjekët e tij në spitalin “San Raffaele” në Milano që u kujdesën për të.
“Unë e kapërceva atë që e konsideroj ndoshta sfidën më të rrezikshme të jetës sime“, tha ai.