Që nga viti 2014, ai gjendet i strehuar në Rusi, por ama sot Kievi zyrtar i ka akorduar atij një vendim gjyqësor, i cili e penalizon me 13 vjet burg.
Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, është dënuar për tradhti kombëtare në Ukrainë, gjatë një procesi të zhvilluar në mungesën e tij.
“Gjykata e Kievit, vendosi të njohë fajtor Janukoviçin, 68 vjeç, si dhe ta dënojë me 13 vite burg”, njoftoi gjyqtari Vladislav Deviatko.
Sipas tij, nëpërmjet veprimeve të paligjshme dhe të paramenduara, Janukoviçi ka kryer një krim që dëmton themelet e sigurisë kombëtare ukrainase dhe një tradhti të lartë”, theksoi ai.
“Ish-drejtuesi ukrainas është njohur gjithashtu fajtor për bashkëpunim në krijimin e një lufte agresive kundër Ukrainës”, ka pohuar gjithashtu gjyqtari.