Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, phrehu sot ngushëllimet në ambasadën e Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se, “populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve”.
“Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”, shkroi Begaj.
Sipas raporteve zyrtare të publikuara sot, numri i përkohshëm i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën tani tejkalon 11 000 persona.