Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend, për ndryshimet Kushtetuese.
“Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill. Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian. Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar”,- deklaron Blushi.
Deklarata e plotë e zëdhënësit të Presidentit
Zero surprizë nga Kuvendi i Turpit dhe Kokoshkave, që ulin kokën dhe ngrenë dorën. Ka vetëm një fajtor dhe ky është Mister 1 Prilli ose Profeti i Kokoshkave. Të tjerët janë bashkëpunëtorët e tij të rëndomtë, të blerë, të kapur, të shantazhuar e të nënshtruar.
Nesër publikojmë emrat e të gjithë atyre që ngritën dorën për izolimin e Shqipërisë deri në 25 Prill. Presidenti është i qartë për shpartallimin e plotë të këtij komploti të mirëorganizuar prej 20 vitesh kundër popullit dhe kombit tonë, për defaktorizimin e shqiptarëve si një popull dhe komb europian.
Tre milionë shqiptarë do të dinë si t’i përgjigjen këtij provokimi të poshtër, në mënyrë të bashkuar, europiane dhe Shqiptare. Askujt të mos i vijë keq për popullin shqiptar.
Nuk jemi bërë për mëshirën e askujt. Do t’i dalim zot vetë vendit tonë dhe do tregojmë se e meritojmë Demokracinë dhe Lirinë. Nga 25 Prilli fillon një EPOKË E RE në Shqipëri. Ajo e sundimit të popullit përmes referendumeve. Vetëm kjo do garantojë sundimin e ligjit dhe fundin e kësaj oligarkie antishqiptare.
Numërimi mbrapsht sapo filloi. JETËN E JAPIM, POR DEMOKRACINË DHE LIRINË KURRË MË!”