Presidenti Ilir Meta ka reaguar teksa protesta e opozitës ishte sot në zhvillim dhe protestuesit thyen kordonin e policisë, ndërsa më herët sulmuan me bojë e domate godinën e kryeministrisë.
Kreu i shtetit bëri thirrje që protesta të jetë paqësore.
“Të evitohen konfrontimet“, tha Meta në një reagim të minutës së fundit.