Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar mëngjesin e së enjtes për arrestimin e tre policëve të Policisë së Kosovës për të cilët Prishtina zyrtare thotë se janë rrëmbyer nga forcat serbe.
Begaj e cilëson ngjarjen akt të rëndë provokativ, që synon destabilizim, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit.
“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës Brenda territorit Kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, deklaron Begaj.
Gjithashtu, presidenti, iu bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, nënvizoi Begaj.
/Argumentum.al