Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Peqin ku u takua me banorë dhe autoritetet vendore.
Angazhimi i drejtuesve të zgjedhur dhe i sipërmarrësve për rritjen e mirëqenies sociale përmes projekteve zhvillimore, ishte në fokus të bisedave.
Presidenti Begaj u interesua për jetesën e banorëve të kësaj bashkie dhe nismat e ndëmarra për lehtësirat e veprimtarisë së bizneseve lokale.
Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e mbështetjes ndaj fermerëve në mënyrë që produktet e tyre bio të kenë të garantuar tregun, ndërsa vlerësoi traditën e prodhuesve që e ruajnë cilësinë.
Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në kompaninë e ndërtimit “Euroteorema” qe operon prej vitesh në Peqin.
Ai ishte dhe në një fabrikë të përpunimit vajit të ullirit si dhe mori pjesë në panairin e banorëve të zonës.
“Gjithçka që ju prodhoni mbetet e kërkuar, sidomos në këtë kohë kur njerëzit po bëhen çdo ditë e më të vetedijshëm për t’u ushqyer në mënyrë të shëndetshme. Shoqëria jonë duhet të ndërgjësohet që të blejë këto prodhime të shëndetshme” u shpreh Presidenti Begaj ndërsa vlerësoi ruajten e traditës famljare dhe lokale të vërejtur në produket bujqësore dhe artizanale të ekspozuara në panair.
Presidenti vlerësoi gjithashtu nxënësit e shkollave të Bishqemit për promovimin e produkteve vendase me programet e tyre të edukimit për ushqim të shëndetshëm.
Sipas Presidentit Begaj , modele të tilla suksesi duhet të nxiten dhe përkrahen, dhe për këtë ai garantoi mbështetjen ndaj banorëve, sipërmarrësve dhe drejtuesve bashkiakë jo vetëm në Peqin por në të gjithë vendin.
/Argumentum.al