Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan.
Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e edukimit, tolerancës, dialogut, mirëkuptimit dhe shoqërisë së përbashkët.
Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.
Presidenti Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.
Ndërkohë është parashikuar që kreu i shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe me presidentin e republikës së Bullgarisë Rumen Radev, etj.