Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj shprehu keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.
“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë.
I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore! Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore.”- u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.
/Argumentum.al