Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj u takua në Kalabri me Zëvendës Kryetarim e Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.
Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.
Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkusjtimin e palëkundur të Shqipërise për integrimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti e siguroi zvkryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.