Presidenti Bullgar Rumen Radev kërkon hapjen e një kapitulli të veçantë në kornizën negociuese për Maqedoninë, i cili do të përmbajë të gjitha kriteret për fqinjësi të mirë. Sipas tij, Bullgaria duhet të mbrojë historinë, gjuhën dhe identitetin e saj.
“Bullgaria është ndër përfaqësuesit më të fuqishëm të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi ynë e ngriti temën lartë në agjendën e BE-së gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Evropës në vitin 2018. Perspektiva evropiane është motivimi më i fortë për kalimin në qeverisjen demokratike dhe një ekonomi tregu në Ballkanin Perëndimor, sipas një deklarate të shkurtër nga mbledhja e qeverisë.”
Nuk kumtohen më shumë informacione, ose detaje lidhur me pozitën e konfirmuar. Në takimin e fundit të ambasadorëve të BE-së më 6 nëntor, Bullgaria e kundërshtoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Soja e informoi Brukselin se nuk ishte në gjendje të pranonte kornizën e propozuar të negociatave dhe draft deklaratën shoqëruese, duke shpjeguar se ata nuk siguruan garancitë e nevojshme për plotësimin e kushteve bullgare. Bullgaria ka vërejtje për moszbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, për çështje historike, por edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas. (INA)