Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev shpërndau sot parlamentin dhe paraqiti qeverinë e re të përkohshme, të emëruar në funksion të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 14 nëntor, kombinuar me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Për herë të parë në historinë e re të Bullgarisë, qeveria e përkohshme ia dorëzoi pushtetin ekzekutiv një tjetër qeveri të përkohshme.
Në qeverinë e re të përkohshme u zëvendësuan vetëm tre ministra, ai i Financave, i Ekonomisë dhe i Transporteve.
Kryeministër mbetet Stefan Yanev.
Sipas disa sondazheve, GERB mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, por pa një shumicë të mjaftueshme dhe do të qëndronte e izoluar në parlament nga forcat e tjera politike.
Ndërkohë Kiril Petkov dhe Assen Vassilev, respektivisht ministra të Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e mëparshme të përkohshme njoftuan formimin e një partie të re, që do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë