Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi në Kigali se vetëm qytetarët e Ruandës mund ta falin Francën për rolin e saj në gjenocidin në Ruandë në vitin 1994
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pranoi rolin e vendit të tij në gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Pas tre dekadash të tensioneve diplomatike, Macron shkoi për vizitë në Ruandë, që po vlerësohet të jetë më shumë simbolike. Ai bëri homazh në Memorialin e Gjenocidit në Kigali, ku ishin vrarë rreth 800.000 tutsi.
“Duke qëndruar këtu, me përulësi dhe respekt, përkrah jush, unë njoh përgjegjësitë tona“, tha Macron gjatë fjalimit.
“Vetëm ata që kaluan atë natë mund të falin ndoshta dhe duke bërë këtë të japin dhuratën e faljes,” tha Macron në memorialin e gjenocidit Gisozi, ku janë varrosur më shumë se 250,000 viktima. Rreshtat e kafkave shtrihen atje në një varr masiv dhe emrat e viktimave janë shkruar në një mur të zi.
Macron, i cili u përpoq të distanconte Francën nga e kaluara e saj koloniale, tha në Prill se Parisi zyrtar do të hapte arkivat e ish Presidentit Francois Mitterrand rreth Ruandës, si pjesë e përpjekjeve për të kuptuar më mirë rolin e Parisit në atë vend afrikan gjatë gjenocidit,
Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, përshëndeti fjalimin e Macronit.
“Fjalët e tij ishin diçka më e vlefshme se falja. Ato ishin e vërteta”, tha Kagame.
Macron është udhëheqësi i parë francez që nga viti 2010 që viziton kombin e Afrikës Lindore, i cili ka akuzuar prej kohësh Francën për bashkëpunim në vrasjet. Macron tha se Franca “nuk ishte bashkëpunëtore” në gjenocid.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”fr” dir=”ltr”>La France a un rôle, une histoire, une responsabilité politique au Rwanda. Elle a un devoir : celui de regarder l’Histoire en face et de reconnaître la part de souffrance qu’elle a infligée au peuple rwandais en faisant trop longtemps prévaloir le silence sur l’examen de vérité. <a href=”https://t.co/78YU5P6o9X”>pic.twitter.com/78YU5P6o9X</a></p>— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) <a href=”https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1397862160181649414?ref_src=twsrc%5Etfw”>May 27, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Gjenocidi në Ruandë filloi midis prillit dhe korrikut të vitit 1994 pasi presidenti i Ruandës, Hutu Juvenal Habyarimana, me të cilin Parisi kishte kultivuar lidhje të ngushta, u vra kur avioni i tij u rrëzua mbi Kigali më 6 Prill.
Brenda disa orësh milicia ekstremiste hutu filloi të vriste pjesëtarët e pakicës tutsi dhe disa hutis të moderuar.
Franca kishte mbështetur politisht dhe në aspektin ushtarak Kigalin gjatë një lufte civile që i parapriu gjenocidit. Franca, është akuzuar prej kohësh për injorimin e rreziqeve të paraqitura nga ekstremistët Hutu.
Më 2015, François Hollande, atëbotë president i Francës, pati njoftuar se arkivat për Ruandën do të deklasifikoheshin mirëpo dy vjet më vonë, Këshilli Kushtetues në Francë ka marrë vendim se arkivat duhet të mbeten sekrete.