President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eni Jaço deklaroi sot se “duhet të punojmë të gjithë së bashku në radhë të parë me sektorin privat, me administratën publike, partnerët ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të qetë biznesi, me rregulla të qarta që ta bëjë Shqipërinë një nga vendet më atraktive në rajon për investime të huaja”.
Në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Rritja ekonomike fillon me klimën e biznesit”, ku u publikua Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për 2020-n, ai tha se “kompanitë përfaqësojnë 2.8 miliard dollarë në xhiron vjetore ose 21-22% të ekonomisë shqiptare të PPB. Këtë vite kemi patur një pjesëmarrje shumë të lartë në indeks, pasi 70% e kompanive anëtare kanë marrë pjesë në indeks kjo përbënë një rritje prej 15 % në krahasim me vitin që kaloi dhe është pjesëmarrja më e lartë që kemi patur gjatë këtyre 8 viteve në indeks”.
Sipas tij, shqetësimi i anketuarve lidhet me klimën e brendshme politike; monopolin dhe konkurrencën e padrejtë; gjetja e personelit të kualifikuar apo edhe klimën e biznesit në përgjithësi.
Jaço vlerësoi marrëdhëniet me doganat dhe tatimeve, ndërsa theksoi se indikatori më i mirë është energjia elektrike, ku e konsideroi reformën në energji si të suksesshme.
“Indikatori më i mirë ka qenë ai i furnizimit me energjisë elektrike pasi ne e masim në mënyrë konsistente. Reformat në energji ka qenë serioze dhe e qëndrueshme dhe ka dhënë rezultate e saj”, tha ai duke shtuar se anëtarët tanë e shohin të ardhmen pozitive, me gjithë problemet ato prapë janë optimistë.
Po ashtu, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se “blloqet më të mëdha ekonomike SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë dhe mund të bëhet pjesë e këtyre alternativave dhe në një kombinim që kemi tani në ketë moment në hapjen e shpejtë të negociatave me BE, ne mendojmë se është një oportunitet i jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare”, tha ai.
Në përfundim Jaçe tha se “duhet të punojmë të gjithë së bashku në radhë të parë me sektorin privat, me administratën publike, partnerët ndërkombëtarë, për të krijuar një ambient të qetë biznesi me rregulla të qarta që ta bëjë Shqipërinë një nga vendet më atraktive në rajon për investime të huaja”.