Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë e posaçme (SPAK) në adresë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të institucionit në fjalë. Në fjalën e tij pas dorëzimit të kallëzimit, Meta u shpreh se rilindja dhe qeverisja e ‘rilindjes’ janë një murtajë për vendin dhe se ai i pret qytetarët më 2 mars për të luftuar kundër kësaj sëmundje. Presidenti ka shtuar më tutje se është detyra e tij kryesore që të ruajë Kushtetutën. Sipas tij, ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që po vlerësohen fakte të reja dhe persona të tjerë të përfshirë në atë që ai e ka cilësuar grusht shteti.
E dorëzova vetë sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetueses është sot detyrë mbi detyrat për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë kryedetyra dhe misioni i presidentit të vendit. Nuk ka ndodhur ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave rezulton e përfshirë direkt edhe celula e strukturuar në krye të MD që përmes shkeljes së kushtetutës dhe dhunimit të shumë ligjeve dhe falsifikimeve të provuara ka tentuar grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze kompetencën që kushtetuta ia jep vetëm presidentit
tha Meta.