Presidenti Ilir Meta shprehet se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 janë një referendum që do të përcaktojë të ardhmen e vendit. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit deklaron se shqiptarët do të zgjedhin mes integrimit të Shqipërisë në BE, ose dëmtimit fatal të interesave të vendit duke vijuar me kursin e Rilindjes.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”,- shkruan në mesazhin e tij, Presidenti i vendit Ilir Meta.