Presidenti Ilir Meta bën thirrje për angazhimin dhe të profesionistëve jsahtë shërbimit shëndetësor aktiv për përballimin e kësaj epidemie të koronavirusit.
“Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. Bashkimi bën fuqinë” shkruan Meta.
Ndërsa bashkangjit dhe një shkrim të doktorit të njohur Isuf Kalo i cili ofrohet i gatshem per te kontribuar.
Dje në një deklaratë për median presidenti Ilir Meta bëri thirrje për gjetjen e fondeve që do të sigurojnë pajisjet e domosdoshme për mjekët si dhe gjithashtu deklaroi se do të ngrinte një task force.